Ballina / KOSOVA / Këshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Vetëvendosjes
keshilli prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirre për protestë këtë të premte kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjuha e përdorur nga ky subjekt politik, sidomos motoja e përdorur “Lepur ik, duam Republikë”, sipas Këshillimit Prokurorial të Kosovës është ofenduese edhe kërcënuese.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpreh indinjatë të thellë për gjuhën e përdorur nga VV-ja e cila sipas KPK-së është denigruese, propaganduese, ofenduese dhe e cila ka marrë përmasa tendencioze dhe synon cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit prokurorial.

Këshilli u bën thirrje publike të gjithë faktorëve, në veçanti, subjekteve politike që të evitojnë përhapjen e një gjuhe të tillë, që përbën ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë, si dhe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

KPK-ja thekson se keqpërdorimi  i fjalës së lirë është dhe mbetet kryekëput jashtë të drejtës demokratike në vendin tonë, ngaqë menaxhimi dhe kontrolli institucional ndaj Prokurorit të Shtetit është e drejtë e patjetërsueshme e Këshillit, me ç’rast bëjmë me dije se nuk ndikohemi nga qarqet politike dhe grupet e interesit, sepse pushteti gjyqësor, në kuadër të të cilit funksionojmë, është pushtet i veçantë dhe se Prokurori i Shtetit është institucion unik, i pavarur dhe i paanshëm.

Këshilli Prokurorial thotë se është i përkushtuar me të gjithë mekanizmat e tij që të punojë, mbrojë dhe avancojë çdo vlerë të integritetit, dinjitetit dhe transparencës publike, si dhe të luftojë çdo tendencë për presion dhe ndërhyrje nga ana e kujtdoqoftë.

Andaj, KPK-ja bën thirrje që Prokurori i Shtetit, puna dhe misioni i tij, të jenë jashtë çdo agjende të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorëve bëhet vetëm e vetëm nga Këshilli Prokurorial dhe mekanizmat e tij, e nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara.

Provo po ashtu

Kush e kush ka nisur të flas për koalicione parazgjedhore, kush po i kundërshton ?

Albin Kurti i Vetëvendosjes, menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.