Ballina / KOSOVA / Këshilli i Vetëvendosjes: I pari përmendet Sadri Ramabaja; Kurti fali Aidën
Lëvizja Vetëvendosje

Këshilli i Vetëvendosjes: I pari përmendet Sadri Ramabaja; Kurti fali Aidën

Ka filluar punimet Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Partisë Visar Imeri nuk është prezent në mbledhje. Ai ka ururar punimet e Këshillit dhe ka shprehur shpresën se ai do të punojë në frymën e unitetit.

Këshilli është ftuar pas mbledhjes së një numri të nënshkrimeve nga aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët ishin të pakënaqur me reagimin e deputetes Aida Dërguti. Kjo e fundit në një komunikim në viber kishte odenduar themeluesin e VV-së Albin Kurti, i cili ndodhet në paraburgim për gjuajtje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar dhe para përbërjes së tij të re, të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit.

Publikimi në media i komunikimit të Dërgutit, e cila në ndërkohë është tërhequr nga të gjitha postet në VV në media, ka nxjerr në sipërfaqe përçarje të mëdha të këtij subjekti politik.

Mbledhjen e ka hapur Hidajet Hyseni, ish i burgosur politik. Personi i parë që u përmend, në kontekstin e asaj se “sot nga Këshilli mungojnë…” ishte i dyshuari për hartimin e listave të vrasjes së liderëve të Kosovës, Sadri Ramabaja, që ndodhet në paraburgim.

InfoGlobi mëson se muaj më parë ishte pikërisht ky person, për të cilin Albin Kurti, kishte përgatitur një tekst mbështetës ku shprehej se ndaj Ramabajës po ushtrohet një fushatë dhe se akuza ndaj tij për sajimin e listave është shpifje. Ky tekst nuk është publikuar dhe nuk është nxjerr në opinion, ngase Kosova ishte në zgjedhje lokale, e një pjesë e aktivistëve të Vetëvendosjes, nuk kanë qenë të gatshëm që ta mbështesin atë qëndrim publikisht nga frika se plasimi i saj në opinionin publik do të ndikonte keq në epilogun e zgjedhjeve.

Në seancën e Sotme të Këshillit nuk po merr pjesë Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Në një letër drejtuar Këshillit Imeri ka arsyetuar mungesën e tij me se mbledhja po ndodh në një moment të jashtëzakonshëm dhe të ndjeshëm për organizën.

Ymeri ka thënë edhe një herë se shprehja e deputetes Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit është e papranueshme dhe e dënueshme, duke thënë se nuk e pranon në asnjë mënyrë linçimin që i është bërë asaj.

Në pjesën e parë të mbledhjes u lexua edhe letra e Albin Kurtit. Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka ftuar Arben Vitinë që të lexojë para të pranishëmve letrën e Kurtit dërguar nga burgu.

Në letër ai ka shkruar edhe për ofendimin që i ka bërë deputetja Aida Dërguti, e që u publikua ditë më parë, shkruan Periskopi.

Kurti thotë se nuk është problem gjuha e përdorur nga Dërguti, duke thënë se kjo gjë nuk e ofendon atë. Thotë se ia falë, edhe nëse nuk i kërkon falje, por sipas tij, shqetësuese është qasja destruktive e saj, por ai hap dyshime tjera.

“Nuk është problem te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendon ajo që ka thënë. E fali edhe sikur t’mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrëfarë borgji mua. Unë jam çuditur më shumë për qasjen destruktive, gëzimin e saj për arrestimin tim. Thelbi nuk është ofendimi i saj. Si erdhi ajo deri në këtë pikë, nuk kam shpjegim tjetër përveç mashtrimit. VV ka nevojë për më shumë transparencë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për përçarjet e fundit në VV, duke thënë se “kur disa njerëz humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi”, derisa ka thënë se asnjë aktivist nuk është i pazëvendësueshëm megjithëse secili është i nevojshëm

“Disa njerëz kur  humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Secili aktivisti është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar nga paraburgimi Kurti. Letrën e tij të plotë e gjeni këtu.

Pas leximit të letrës së Kurtit, Hidajet Hyseni i është kthyer përshëndetjeve të atyre që nuk u përshëndetën në pjesën e parë të mbledhjes. Ai përshëndeti Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun, si dhe aktivistët e VV-së që punimet e Këshillit po i ndjekin përmes teknologjisë. Mes tjerash ai përshëndeti edhe aktivistë e ardhur nga diaspora.

Personi që Kryesia nuk e përmendi fare dhe që nuk ndodhej në sallë është Dardan Molliqaj, i cili më heret kishte folur hapur por në mënyrë konstruktive për disa mospajtime ideologjike mes tij dhe themeluesit të partisë. Ai kishte shprehur keqardhje pse iu imponua të flas dhe ka nënvizuar vazhdimisht se “për mosppajtimet eventuale ka pasur dëshirë të bisedojë direkt me Albinin” e jo që këtë temë ta shndërrojë në debat mediatik.

Pjesa e dytë e Këshillit do të vazhdojë pas pak. /infoglobi

 

@infoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

shendetesia_QKUK_infoglobi

Regjistrohen 300 raste të të infektuarve me zgjebë apo zhugë

Mbi 300 persona të infektuar me sëmundjen e zgjebes, apo siç njihet në popull “zhuga”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.