Ballina / KRYESORE / Këshilli i Evropës dhe UEFA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
uefa

Këshilli i Evropës dhe UEFA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Këshilli i Evropës dhe organizmi përgjegjës për futbollin në kontinent, UEFA nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi të fokusuar në katër zona kryesore të bashkëpunimit.

Dy palët pranuan të punojnë së bashku në të drejtat e njeriut, integritin dhe qeverisjen në sport, mbrojtën dhe ruajtjen në ndeshjet e futbollit dhe bashkëpunim në përgatitjen e eventeve kryesore futbollistike.

“Së bashku, mund të përparojmë duke promovuar vlerat pozitive në futboll dhe modelin e sporteve evropiane në përgjithësi”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një deklaratë të publikuar nga Këshilli i Evropës.

Sekretari i përgjithshëm i këshillit, Thorbjorn Jagland deklaroi se “ky partneritet do të na ndihmojë që të promovojmë të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë në sport në bazat e vlerave të përbashkëta evropiane të diversitetit dhe solidaritetit”.

Një memorandum i ngjashëm i mirëkuptimit pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe midis Këshillit të Evropës dhe FIFA-s.

Provo po ashtu

orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.