Ballina / Fashion/Beauty / Këshilla: Si t’i përzgjedhim xhinset
xhinset

Këshilla: Si t’i përzgjedhim xhinset

Nëse ka diçka që nuk del asnjëherë nga moda janë; xhinset. Mund të ndryshojë modeli i tyre, por gjithmonë ato do të jenë zgjidhja e shpejtë për përditshmërinë tonë.

Xhinset janë lehtësisht të kombinueshme, prandaj të blerit xhinse nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Ne sot në fakt, do t’ju japim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh, përpara se të blini xhinse të reja.

1-Përcaktoni masën tuaj

Asnjëherë mos merrni një masë që ju rri shumë e vogël, ose shumë e madhe. Gjeni masën tuaj në mënyrë që të ndiheni sa më rehat, por të dukeni edhe bukur njëkohësisht.

2-Gjeni stilin që ju përshtatet

Xhinset janë në stile të ndryshme, por ju duhet të gjeni atë që ju përshtatet më shumë. Juve mund t’ju shkojnë xhinset me bel të lartë ose jo. Këtë duhet ta gjeni ju. Mos blini xhinse që nuk ju shkojnë, vetëm sepse janë tendencë e modës.

3-Gjatësia nuk është problem

Nëse xhinset janë më të gjata se këmbët tuaj, por ato ju pëlqejnë shumë, e ka një zgjidhje. Mund të shkoni tek rrobaqepsja dhe mund t’i prisni në madhësinë tuaj.

4-Ngjyra e tyre është e rëndësishme

Nëse jeni paksa e mbushur, xhinset me ngjyrë të errët janë për ju. Nëse jeni tek vajzat elegante, mund të eksperimentoni si me xhisnet në ngjyrë të errët, por edhe me ato me ngjyrë të hapur.

@Fluidi

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.