Këshilla se si një lider duhet të motivojë të tjerët!

Lidershipi është arti i të shtyerit dikë tjetër për të bërë diçka që dëshironi të bëhet sepse ai dëshiron ta bëjë atë.- —Dwight D. Eisenhower
Të jeshë lider i suksesesshëm duhet të motivoni të punësuarit sepse një njëri i motivuar do të punojë më shumë se që iu detyrohet.

Autore: Elmedina Bajgora/ InfoGlobi

Një lider i suksesshëm gjithmonë ndjek disa mënyra për të motivuar stafin e tij, sepse pas një stafi i suksesshëm qëndron gjithmonë një lider i cili udhëheq me intelegjencë emocionale duke i motivuar dhe duke i bërë të ndjehen mirë.

1. Akordoni përpara se të ndizni
Asnjëherë mos i thuaj punëtorëve se si duhet të bëjnë një punë gjithmonë tregoi vetëm se çfarë pune kërkon nga ata dhe do të japin sa më shumë nga vetja e tyre. sidomos kur ata janë të motivuar për punën që bëjnë.

2. Vlersoje punën e tyre
Të gjithë kemi emocione dhe të përdorësh inteligjencën emocionale është shumë produktive për kompaninë dhe për stafin, një lider gjithmonë vlerëson punën që stafi bënë dhe i motivon me fjalë të cilat punëtorët i bën të ndjehen krenarë me punën e tyre që kanë bërë.

3. Investoni në stafin
Në këtë shekull që po jetojmë të rrethuar nga teknologjia, e cila po zhvillohet çdo ditë e më shumë një lider investon në trajnimin e stafit sepse sa më të lehtë që iu bën punëtorve punën dhe pa stres. do të tregohen më të suksesshëm.
Investimi në trajnimin e punëtorëve rrit motivimin dhe vetëbesimin e punëtorëve.

4. Bashkëpunoni sikur të ishit miq të mirë
Një lider gjithmonë është komunikativ dhe diskuton për vështirësitë me të cilat përballet stafi në këtë mënyrë komunikimi do të jeni më afër kërkesave të klientit për të cilat çdo kompani e di që klienti është mbret!

(Autorja është PhD. kandidate në Organization and management of information processes)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.