Ballina / LIFESTYLE / Këshilla që duart e juaja të duken bukur
duart e reja

Këshilla që duart e juaja të duken bukur

Duart tona janë pjesët e trupit që ne përdorim çdo ditë dhe pasi që ato janë më të ekspozuarat, kanë predispozita të plaken më shpejtë.

Kjo ndodh për shkak se lëkura në duart tona është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

Megjithatë, një grua 70-vjeçare duket se ka një zgjidhje për këtë problem, e cila po pretendon ta mbajë lëkurën e duarve në formë nëpërmjet 3 recetave të ndryshme.

Ndiqini ato më poshtë:

Vezët – Sipas ekspertëve, ato na ofrojnë elasticitet. Kombinoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe të bardhë të vezëve. Aplikoni këtë përzierje më pas në duart tuaja. Lëreni të thahet. Përdorni shumë sapun më pas për ta shpëlarë atë.

Patatet – Ky ushqim i zbut duart tona. Vlojini ato në një tenxhere me madhësi mesatare. Qulloni më pas me 2 lugë vaj ulliri, pak mjaltë, si dhe qumësht. Mbajeni përzierjen në frigorifer. Aplikojeni atë në duart tuaja 3 herë çdo ditë dhe lejeni të qëndrojë për 15 minuta. Pastrojeni më pas me sapun dhe ujë.

Limon dhe sheqer – Kombinoni 2 lugë sheqer me ½-ën e një limoni. Përdoreni atë si një tonifikues. Më pas, eliminojeni atë me sapun dhe ujë.

Provo po ashtu

Kur dashuria merr fund: Si ta kuptoni?

Pse jemi të kënaqur me marrëdhëniet mediokër, të cilat nuk na kënaqin dhe nuk i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.