Ballina / Shëndet & Fitnes / Këshilla kundër dhimbjes së shpinës
ushtrimi i shpines

Këshilla kundër dhimbjes së shpinës

Mund të jetë e lodhshme dhe e mërzitshme ose të ketë nevojë për përkujdesje. Sido që të jetë një dhimbje shpine mund ta bëjë vërtet të vështirë përqendrimin në punë.

Profesione të tilla si infermier, ndërtues ose punëtor fabrike do të thonë kërkesa për shpinën tuaj.

Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.

Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës.

Forca
Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda.

Përsëritja
I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t’ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshijnë tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.

Qëndrimi i trupit
Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion.

Stresi
Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t’ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës. Si t’i shmangim dëmtimet Gjëja më e mirë në parandalimin e dëmtimeve të shpinës është të jeni të përgatitur më së miri dhe të ndërmerrni disa hapa për ta bërë vendin ku punoni një mjedis sa më të sigurt që të jetë e mundur.

Jini të përgatitur
Edhe nëse lëvizni sa andej-këtej në punën tuaj dhe ajo kërkon ushtrime fizike, ju keni nevojë të ushtroheni. Ushtrimet sistematike mund të jenë gjëja më e mirë për të mbajtur një shpinë të shëndetshme. Para së gjithash, duhet të mbani peshën në kontroll të vazhdueshëm. Një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë stresin në shpinën tuaj. Mund të bëni ushtrime specifike forcuese dhe tendosëse, që kanë objektiv muskujt e shpinës suaj.

Ushtrimet sistematike mund të rrisin gjithashtu lakueshmërinë e trupit. Muskuj të fortë dhe të lakueshëm mund të mbajnë shpinën tuaj në formë të shkëlqyer. Tregohuni të kujdesshëm ndaj qëndrimit, pasi një vendosje jo e duhur e trupit mund të stresojë shpinën. Nëse qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, lëreni të pushojë njërën këmbë në një stol, ose në një kuti herë pas here. /infoglobi/

@Fluidi

Provo po ashtu

rigoni

Rigoni, erëza aromatike që shton imunitetin

Rigoni, ose siç e quajmë ndryshe manxurana, është erzë aromatike e cila përbën bazën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *