Kerry: Dy shtete si vetmja mënyrë për të siguruar paqen Izrael-Palestinë

Washington – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në mes të Izraelit dhe palestinezëve.
Ai tha se kjo zgjidhje është “kërcënuar seriozisht”.

Duke shpjeguar vendimin e SHBA, javën e kaluar, për të mos vënë veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënoi ndërtimin e vendbanimeve izraelite, Kerry tha se Washington ka votuar në këtë mënyrë për të ruajtur zgjidhjen me dy shtete, raporton AFP.

“Kjo është ajo që ne përfaqësojmë: e ardhmja e Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik, që do të ekzistojë në paqe dhe siguri krah për krah me fqinjët e tij,” tha ai.

Ai tha se politika izraelite menaxhon një plan të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor që rrezikon paqen me palestinezët.

“Askush që seriozisht mendon për paqen nuk mund të injorojë realitetin e kërcënimit për paqes me ndërtimin e vendbanimeve”, tha Kerry iu referuar përpjekjeve të paqes në Lindjen e Mesme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.