drita hajdari

Kërcënohet prokurorja Drita Hajdari

Prokurorja speciale, Drita Hajdari e cila ka ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën ‘Pronto’, të shtunën ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast kërcënimi.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë çështje.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thonë në Policinë e Kosovës.

Siç është bërë e ditur kërcënimet ndaj Hajdarit janë bërë në një portal derisa po transmetohej intervista e saj. Hajdari gjatë intervistës ka deklaruar se ndaj saj po zhvillohet një fushatë se gjoja aktakuza e përgatitur nga ajo për rastin “Pronto” ka qenë e dobët dhe me mangësi. Sipas Hajdarit kjo bëhet me qëllim që aktakuza të zhvlerësohet në sy të Gjykatës së Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!