fbpx
kepucet ushtarake

Këpucët ushtarake sërish “in”

Teksa tashmë i kemi thënë lamtumirë shapkave të verës, nuk do të thotë që të mos rikthehemi tek këpucët e rehatshme.

Këmbët mund të marrin frymë edhe në vjeshtë, dhe kjo pasi këpuca më trendi e sezonit nuk është ajo taka e parehatshme, por janë pikërisht këpucët e stilit ushtarak apo siç i themi ne kambalet.

Por ndryshe nga stili mjaft popullor i vitgeve ’80- ’90, mundësitë e 2017 janë shik, dhe yje të famshëm si Kourtney Kardashian dhe Gigi Hadid nuk u ndahen.

Modelet në pasarelat e sezonit vjeshtë/dimër 2017 kanë sfiluar me këto lloj këpucësh, kështu që nuk është surprizë që këpuca ikonë që dikur ishin një lëvizje kulturore, tashmë të jetë kryefjalë mode.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.