këpucët punëdore

Këpucët punëdore që eksportohen në 50 shtete

Biznesmenja 37 vjeçare nga Etiopia, Bethlehem Tilahun këpucët e punuara me dorë të cilat ka filluar t’i prodhojë para 13 vitesh, tani po i eksporton në 50 shtete.

Biznesmenja 37 vjeçare nga Etiopia, Bethlehem Tilahun këpucët e punuara me dorë të cilat ka filluar t’i prodhojë para 13 vitesh, tani po i eksporton në 50 shtete, shkruan Anadolu Agency (AA).

Tilahun e cila ka filluar prodhimin e këpucëve duke përdorur lëkurë dhe gomat e ricikluara të automjeteve, tani thotë se e ka vështirë t’iu përgjigjet kërkesave nga bota për këpucët e saj të brendit SoleRebels.

Nëna e tre fëmijëve Tilahun, e cila ka fituar çmime të shumta me suksesin e arritur, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se historia e saj ka filluar me shpresën për hyrë në një punë.

“Ne nuk po shesim një produkt, ne po shesim një tregim”, tha Tilahun duke shtuar se kjo histori ka filluar në lagjen Zenebework, ku shumica e banorëve kanë rënë në dëshpërim për shkak të varfërisë dhe papunësisë.

Tilahun tregon se pas përfundimit të shkollës ka filluar të mendojë se si mund t’i shndërrojë produktet aktuale dhe aftësitë kreative të artistëve në një produkt, punë dhe shpresë.

Këpucët tradicionalë u bënë inspirim

Tilahun thotë se inspirim për të kanë qenë këpucët tradicicionale “selate” dhe “barabasso” të cilat prodhohen nga gomat e përdorura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.