Keneth Roth akuzon administratën e z. Trump për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka reaguar përmes rrjetit Twitter për rrëzimin e Qeverisë Kurti duke e shpërndarë shkrimin e revistës “The Economist”. Ai akuzon administratën e presidentit amerikan Trump se me rrëzimin e Kryeministrit ai e rrëzoi “të vetmën shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar”.

“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.