Ballina / Shëndet & Fitnes / Këndi i ekspertit: Menagjimi i djegieve

Këndi i ekspertit: Menagjimi i djegieve

Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe pikërisht për këtë djegia quhet edhe trauma më e madhe.

Shkruan: Hasime Terziqi /InfoGlobi

Për ta kuptuar më mirë rëndësinë e djegieve, që njihet si trauma më e madhe e njeriut, duhet pak më shumë njohuri elementare rreth saj:

Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe pikërisht për këtë djegia quhet edhe trauma më e madhe.

Rëndësia e funksionit të lëkurës:

-mbrojtës nga infeksionet e jashtme;

-ndalon humbjen e lëngjeve dhe dehidrimin;

-rregullon temperatutrn trupore, si dhe

-për pamje estetike të trupit.

Prandaj, me dëmtimin e lëkurës, vjen deri tek çrregullimet në këto funksione varësisht nga përqindja e djegies, shkalla e djegies, vendlokalizimi i djegies, mosha e pacientit, si dhe historiku mjekësor i pacientit.

Shërimi nga djegia përfshin katër aspekte: menaxhimi i djegies, terapia fizikale, nutricioni- të ushqyerit dhe mbështetja emocionale (psikologjia)

Klasifikimi i djegies:

-Shkalla e parë (superficiale), manifestohet një skuqje e lehtë, meqë prek epidermën. Zakonisht djegiet janë nga dielli, shërimi zgjate 3-7 ditë pa pasoja dhe nuk lënë vraga.

-Shkalla e dytë, e cila dallon si sipërfaqësore dhe e thellë, ndahet në: shkalla IIA, e cila karakterizohet me dhimbje të intensitetit të lartë dhe kohëzgjatje të shërimit nga 7 – 21 ditë, duke lënë si pasojë ndryshime në pigmentin e lëkurës. Kurse. shkalla e thellë IIB kërkon shërim 21 ditë e tutje, në qoftë se nuk rrezikohet nga infeksioni dhe kalon në shkalle të tretë lënë vraga pas shërimit.

-Shkalla e tretë (e thellë) e cila karakterizohet pa dhimbje, shërimi është kirurgjik dhe lenë vraga.

-Shkalla e katert atakon pos indeve të buta edhe kockën, prandaj si përfundim është amputimi.

Shkaktarët e djegies janë: Lëngjet e nxeta (uji, qaji, supa, qumështi etj); flaka (nga gazi, benzina, etj.); metalet e nxehta, rryma (tension i ulët, i lartë dhe harku i voltit), preparatet kimike, inhalimi nga tymi, djegiet nga rrezatimet e ndryshme (radiodermatitet).

-Varësisht nga përqindja e sipërfaqes trupore të djegur, djegiet mund të grupohen në:

-djegie të vogla (lehta)

-djegie të mesme

-djegie madhore (të rënda).

Po ashtu, rrezikshmëria dallon edhe nga mosha – fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar.

Menaxhimi fillestar i të djegurit kërkon këto kritere:

-i djeguri të largohet në vendin e sigurt;

-të ndalet apo ndërpritet procesi i djegies;

-mundësisht të lagen – sipërfaqet e vogla të djegura (ujë i rrjedhshëm-me ndërprerje);

-të largohen rrobat e djegura dhe stolitë;

-i djeguri të viziohet te mjeku se mos ka edhe lëndime tjera;

-të bëhet përpunimi primar i djegies;

-të mos trajtohet nga personat jo profesional;

-të dërgohet në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm.

Menaxhimi sekondar vazhdon në qendra të specializuara për djegie.

(Ass.dr.Hasime Terziqi mr.sci. është kirurge plastike, rekonstruktive dhe estetike).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.