Këmishë nga ari që peshon 250 mijë dollarë

Dati Pugu nga India është pronari i këmishës që kushton 250.000 dollarë

Për këmishën nuk dihet se sa është e rëndë me gram dhe sa karat i ka por dihet se është njëra nga më të shtrenjtat në botë. Për të dihet vetëm se kushton 250.000 dollarë. Për punimin e kësaj këmishe kanë punuar 15 artarë për dy javë rresht duke punuar nga 16 orë në ditë, dhe është punuar nga ari i pastër.

Kjo këmishë simbolizon realizimin e ëndrrave të mia, ka thënë Pugu, i cili poashtu adhuron të mbajë shumë unaza dhe qafore nga ari, për të treguar statusin e tij të të pasurit.

Indianët janë të njohur për dashurinë ndaj arit, dhe toka e tyre është njëra nga importuesit më të mëdhenj në botë, të këtij metali të çmuar./infoGLOBI/V.B