Ballina / KOSOVA / Kelmendi kundërshton lëndën “edukata seksuale” e kërkon lëndën “edukata fetare”
Gezim Kelmendi

Kelmendi kundërshton lëndën “edukata seksuale” e kërkon lëndën “edukata fetare”

 Gëzim Kelmendi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i partisë “Fjala” po kundërshton futjen e lëndës “edukata sekduale” në shkollat e Kosovës dhe po kërkon futjen e lëndës ‘edukata fetare’ në vend të të parës.

InfoGlobi ju sjell të plotë reagimin e tij:

Tmerr dhe shkatërrim:

Kuvendi kërkon “Edukatën Seksuale” në shkolla.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.

Një prej rekomandimeve është që “Edukata Seksuale ” të jet lëndë mësimore.

Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e “Edukatës Seksuale” në shkolla.

Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre.

Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla.

Por nuk e prita edhe prej partive tjera!

Ndërsa Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë duke bërë ndryshimin e kurrikulave arsimore që lënda e “Edukatës Seksuale” të mësohet që nga klasa e parë fillore.

Kjo do të zbatohet në planprogramin arsimor 2019-2020.

Kjo është tmerr. Ky është shkatërrim i fëmijëve.

Kjo shkatërron edhe më shumë moralin e të rinjëve të vendit tonë.

E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare.

Shikoni baballarët dhe nënat tona, gjyshërit dhe gjyshet tona.

Ata ishin shembulli më i mirë sa i përket ruajtjes së moralit.

Ata nuk kishin “Edukatë Seksuale” në shkollat e tyre.

Por ata ishin të edukuar mirë në aspektin fetar.

Ne duhet ta ndjekim rrugën e baballarëve dhe nënave tona, gjyshërve dhe gjysheve tona në ruajtjen e moralit.

E jo rrugën e atyre që femrën e konsiderojnë objekt të reklamimit, shfrytëzimit, lëshimit dhe nënçmimit.

Femra është shtylla e shoqërisë sonë.

Femra meriton më shumë dhe më mirë.

Mos i shkatërroni fëmijët tanë.

Mos iu shkatërroni moralin.

Mos e shkatërroni vendin tonë që është i ujitur me gjakun e dëshmorëve.

Gëzim Kelmendi

@Fluidi

Provo po ashtu

HARADINAJ 2018

Kosova miraton tri nisma për njohje të patentë-shoferëve jashtë vendit

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.