Kelmendi: Gjendja e jashtëzakonshme i kushton Kosovës 7 milionë euro në ditë

Ish-zëvendëskryeministri dhe pronari i rrjetit të marketeve “Elkos”, Ramiz Kelmendi, ka folur për pasojat e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i kushtojë Qeverisë 7 milionë euro në ditë.

Ai thotë se nëse gjendja e jashtëzakonshme zgjatë 30 ditë, këtë vit nuk mund të flitet më për investime në asfalt.

“Por nëse gjendja zgjatë 60 ditë nuk mund të flasim më për investime tjera në mirëqenie të qytetarëve”.

Afaristi thotë se bankat duhet të shtyjnë afatin e pagesës së kredive pasi shumica e bizneseve janë jashtë funksionit normal.

“Bizneset do të bien në një krizë ku nuk do të mund të paguajnë as qiranë e objekteve. Qeveria së paku duhet të largojë tatimin e qirave. Qiraja duhet të zvogëlohet një kohë deri të kalojë kriza e virusit”.

Kelmendi thotë se edhe kufizimi i marketeve për të punuar vetëm 12 orë në ditë do të zvogëlojë numrin e punëtorëve dhe pagesave.

Afaristi thotë se mbyllja e kufijve nga vendet tjera do të vështirësonte shumë pozitën e Kosovës sidomos në raport me importin e produkteve bazike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.