Ballina / KRYESORE / KE sot prezenton pakon e zgjerimit. Do flasë për progresin dhe ngecjet
brukseli , be

KE sot prezenton pakon e zgjerimit. Do flasë për progresin dhe ngecjet

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin evropian.

Bëhet fjalë për dokumentin më të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ku objektivisht përcaktohet gjendja faktike në çdo vend dhe vlerësohet përparimi, por edhe mangësitë në përmbushjen e kritereve në procesin e integrimit.

Komisionari evropian për çështjet e zgjerimit, Johannes Hahn kishte konfirmuar më heret që Komisioni Evropian, përsëri këtë vit, do të dalë me rekomandimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këto dy çështje do të diskutohen më vonë në nivel të ministrive të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasi vendimi i fundit për hapjen e negociatave merret nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së përmes një samiti të rregullt.

Raport i këtij viti gjithashtu është i rëndësishëm për Bosnjë e Hercegovinën, e cila këtë herë merr zyrtarisht dokumentin e quajtur Avis, që është mendimi i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit që të bëhet kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Ky është një dokument, i cili do të përcaktojë gjendjen e përgjithshme të vendit dhe gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare potenciale e BE-së.

Provo po ashtu

ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.