Ballina / KRYESORE / KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë
hahn bruksel 2019

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioneri Evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë prezantimit të progres-raporteve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian u shpreh se Shqipëria ka ndjekur reformat e transformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë.

“Ky është një shembull edhe për vendet e tjera.

Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi”, tha Hahn.

Sipas tij ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ende mungesa thelbësore që duhen adresuar.

“Ka emigracion të lartë dhe ulje të nivelit të lindjeve. Bashkimi Europian mbetet partneri më i madh i Ballkanit Perëndimor, por duhet të marrim parasysh investimet në rritje të Kinës, të cilat shumë shpesh neglizhojnë qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe financiare të vendeve ku investon”, tha Hahn.

Provo po ashtu

trump zyrtarizon fushaten 2020

Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.