Ballina / RAJONI / KE: Negociatat me Shqipërinë, të hapen me kushte

KE: Negociatat me Shqipërinë, të hapen me kushte

Këshilli Europian planifikon të propozojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur kushte. Kjo është e qartë në dreftin e konkluzioneve të KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të sigururar nga A2news.

Kushtet e vendosura në draftin e KE janë të ngjashme me ato të Bundestagut gjerman.

Ndër të tjera, në pikën 21 të draftit theksohet brenda gjysmës së parë të vitit 2020 Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuerse dhe Gjykatës së Lartë si dhe të shënojë progres në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Në vijim në draft shkruhet se para se Shqipëria të adresojë grupinëe parë të kapitujve të anëtarësimit, duhet të nisë e hetimin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut; të nisë hetimet në çështjet për manupulime elektorale; ngritja dhe funksionimi i SPAK; rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë; si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Ndërsa në pikën 2 të draftit Këshilli i kërkon klasës politike në Shqipëri të zgjidhë ngërçin politik.

Në draft theksohet: “Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”./A2

Provo po ashtu

Vuqiç: ShBA-së i intereson vetëm pavarësia e Kosovës, pres qëndrimin e BE-së

Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara, ata nuk janë të interesuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.