KDI partive: Publikoni raportet financiare

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që sot do të mbajë mbledhjen e rregullt, që të miratojë rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) për publikimin e raporteve financiare të paaudituara për të garantuar transparencë bazike lidhur me financimin e partive politike.

Rekomandimi o ZRPPC-së do të trajtohet më mbledhjen e sotme të KQZ-së dhe KDI-ja ka ftuar atë ta miratojë, meqë subjektet politike shpenzojnë mbi 4.2 milionë euro të taksapaguesve kosovarë.

Bëhet fjalë për raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019.

“KQZ-ja në dhjetor të vitit të kaluar, ka publikuar raportet e paaudituara të shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke krijuar një standard të ri në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike. Çfarëdo veprimi në kundërshtim me këtë praktikë, përbën regres të dëmshëm për transparencën dhe llogaridhënien. Gjithashtu, edhe Raporti i KE-së për Kosovën, i publikuar dje, ka ritheksuar se financimi i subjekteve politike dhe i fushatës nuk është transparent, përderisa rregullativa ligjore nuk është adekuate, sepse nuk garanton raportim të plotë dhe në kohë, mbikëqyrje efektive dhe as llogaridhënie lidhur me parregullsitë eventuale që mund t’i kenë këto raporte”, thuhet në komunikatën e KDI-së të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.