Ballina / Shëndet & Fitnes / Kateteri më i sigurtë se valvula artificiale

Kateteri më i sigurtë se valvula artificiale

Lajm i mirë për ata që vuajnë nga aorta e sëmurë. Numri i pacientëve që do të duhej ti nënshtrohen operacioneve kirurgjike për shkak të aortës, në të ardhmen do të jetë dukshëm më i vogël se që është sot.

Sipas revistës ‘The New England Journal of Medicine’, reziku nga vdekshmëria e pacientëve që kanë probleme me aortën e ngushtuar do të zvogëlohen, sepse shkenca po undëson që operacionet e deritashme të zemrës të zëvendësohen me vendosjen e një kateteri .

Në fakt fjala është për vendosjen e valvuolës artificiale përmes kateterit, e jo gjatë operacioneve të rënda kirurgjike që janë praktikuar deri më tash.

Kateteri do të futet në organizmin e njeriut përmes një incizioni. I njejti nëpërmjet arteries do të kalojë deri tek aorta. Stenta dhe valvuola protetike hapen pasi që kateteri të jetë futur në trupin tonë.

“Kjo do të mundësohet për shumë pacientë, sidomos për ata me ma pak gjasa të përballojnë operacionet e rënda kirurgjike” , thotë specialisti Steven Yakubov, ko autor i studimit.

Pacientët që i nënshtrohen ‘operacionit’ kateterik, do të qëndrojnë vetëm një javë në spital. Pas kësaj ata do të ndjehen shumë mirë. Gjatë procedurës, pacientët do të jenë të vetëdijshëm, që do të thotë do të kursehen nga efektet anësore që mund ti shkaktojë anestezioni, që përdoret rëndomë gjatë operacioneve të rënda kirurgjike për vendosjen e stentave. /infoglobi/v.b.

@Fluidi

Provo po ashtu

kanceri

Gjermani: A e vret kjo substancë kancerin

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi …