Ballina / Shkencë / Katër epoka të mëdha të hulumtimit të kozmosit
Katër epoka të mëdha të hulumtimit të kozmosit

Katër epoka të mëdha të hulumtimit të kozmosit

Jo moti astronomët kanë publikuar madje 715 planete, të cilat orbitojnë rreth yjeve. Sipas të dhënave të astronomëve, numri i planeteve të zbuluara arrin në 1750 (ndonëse në galaktikën tonë, duke pasur parasysh statistikën, gjenden së paku 5 miliardë planete të madhësisë së Tokës, e ndoshta edhe dhjetë herë aq).

Ky zbulim është i jashtëzakonshëm dhe paraqet dëshmi se kemi hyrë në një epokë të re të hulumtimit të kozomosit. Sara Seager nga MIT-i, njëra prej shkencëtarëve të cilët janë në kërkim të “Tokave” tjera, thotë: “Në lëmin e egzoplaneteve, ne jemi Kristofor Kolumbo. Kjo që po e hulumtojmë sot do të mbetet si trashëgimi si gjeneratë, por edhe si shoqëri.”

Por, vetë lajmi është më i pabesueshëm se sa numrat. Gati gjatë tërë historisë, sistemi ynë Diellor ka qenë regjioni i vetëm kozmik të cilin e kemi njohur. Po, astronomët i kanë shqyrtuar edhe yjet tjerë dhe mjegullnajat, por nuk kanë ditur asgjë mbi planetet – e planetet janë i vetmi regjion në të cilat mund të ekzistojë jeta (së paku më sa dimë deri më tash), ku njerëzit do të mund të shpërnguleshin dhe të hulumtonin. Tash e kemi të njohur se ekzistojnë edhe planete tjera, e ato janë në spektër të gjerë prej më të jashtëzakonshmëve, me forma e madhësi e forma ekzotike.

Shpesh është vështirë ta njohësh revolucionin kur jeni në mesin e tij, por konsiderojmë se në kuptimin shkencor për astronomët po zhvillohet mu tash. Kur gjeneratat e ardhshme t’i kthehen së kaluarës, Seager konsideron se ngjarjet e tanishme do t’i njohim si epokën e katër të madhe të hulumtimit, të cilën do të mund ta krahasojmë me… Por, më parëështë e enojshme të paraqesim tri epokat e hulumtimeve, sa për kontekst.

Epoka e parë: Zbulimi i hapësirës së pafundme

Kur Galileo Galilei e ka drejtuar dylbinë drejt qiellit në vitin 1609, ka kuptuar se kozmosi është shumë më i komplikuar se sa ka menduar kushdo qoftë seri atëherë. Ka vërejtur dhe i ka vëzhguar njollat në Diell dhe krateret në Hënë. Po ashtu i ka dhënë fund teorisë së vjetër tëAristotelit sipas të cilës gjithçka sillet rreth Tokës. Galileo ka vërejtur se Afërdita ka faza si Hëna, gjë qëështë e mundur në qoftë se Afërdita orbiton rreth diellit, e jo rreth Tokës. Po aq i rëndësishëm është edhe zbulimi i tij i katër “yjeve” të cilëy sillen rreth Jupiterit (të cilat i njohim sot si satelitët e Galileos: Io, Europa, Ganimed e Kalisto). Toka jo vetëm që nuk është qendër e kozmosit, por nuk është as planeti i vetëm që ka satelitët e tij.

Në qoftë se keni njohuri për historinë e astronimisë, sigurisjy se i dini pasojat e përgjithshme të hulumtimeve të Galileos, si ndryshimin e plotë të bindjes së përgjithshme mbi rëndësinë e planetit tonë dhe të vetë njeriut në kozmos, por edhe deri te ndryshimet politike.

Por, Galileo ka lënë edhe trashëgimi tjetër. Deri sa e ka vështruar dritën e mjegullt të Rrugës së qumështit, njëkohësisht ka dalluar atë dritë në numër të pafund yjesh të largët. Me atë që “e ka përjashtuar Tokën nga qendra e kozmosit”, gjithëçka ka nisur të lëvizë. Duke i ndërlidhur këto dy teori, se Toka nuk ndodhet në qendër të kozmosit dhe se gjithëçka sillet, në tërësi e ka konstestuar edhe një teori të Aristotelit mbi kozmologjinë: idenë se kozmosi ka fund, i rregullt dhe i kufizuar, me yjet të cilat janë të ngjitur në gëzhojën më të largët të kozmosit. Hulumtimet e Galileos formësojnë idenë e kozmosit të pakufizuar, ndoshta edhe të pafundmë. Kjo teori e Galileos i ka dhënë hapësirë teorisë së gravitetit të përgjithshëm tëNewtonit.

Epoka e dytë: “Zbritja e qiellit në Tokës”

Të gjithë kanë dëgjuar për Galileon. Lëvizjen e re të madhe e kanë nxitur dy shkencëtarë, të cilët janë shumë më pak të njohur se Galileo: Robert Bunsen e Gustav Kirchoff. Studentët e soshëm ndoshta edhe do ta njihnin emrin e Bunsenit nëpërmjet njohjes së pishtarit të Bunsenit, i cili është në përdorim të gjerë në shkollat e mesme dhe në laboratoret e universiteteve. Por, kjo paraqet kujtim pabesueshëm modest në shkencëtarin, i cili është meritor për zgjerimin e gamës së intelektit njerëzor.

Bunsen e Kirchoff bashkërisht i kanë vënë parimet e spektroskopisë në vitet e 1850-ta. Ata kanë dëshmuar se secili element kimik ka gjurmë të ndryshme duke pasur parasysh mënyrën në të cilën e emeton apo e absorbon dritën. Me drejtimin e dritës së objektit të largët nëpër prizmë krijohet ylberi, sipas të cilit mund të dihet se prej çfarë materire është i ndërtuar objekti duke vëzhguar vijat krakteristike të absorbimit.

Spektroskopiaështë mjet ngapak obskur, por nuk ka asgjë misterioze sa i përket rëndësisë së saj. Ka dëshmuar se pjesa tjetër e kozmosit është e ndërtuar prej të njëjtash atome si edhe ne. U ka lejuar astronomëve të zbulojnë përbërjen e secilit objekt ndriçuar, pa marrë parasysh se a është ai objekt në sistemin tonë Diellor apo në skaj të kozmosit të dukshëm. Më tej, në qoftë se ai objekt lëvizë relativisht drejt nesh, kjo lëvizje e ndryshon shfaqjen e vijave në spektrumin e tij. Ky ndryshim na mundëson të lexojmë rotacionin e yjeve, gravitetin e planeteve të papara, lëvizjen e galaktika, po edhe zgjerimin e kozmosit.

Epoka e tretë: Hulumtimi i kozmosit

EdwinPowell Hubble nuk e ka zbuluar i vetëm kozmosin jashtë galaktikës sonë, por sigurisht është më i merituari në këtë lëmi. Deri në vitet e 1920-ta nuk ka qenë i njohur e as i konfirfmuar ekzistimi i galaktikave tjera. Astronomët kanë qenë të njohur me spiralet interesante dhe grupimet e dritës në qiellin e natës, ndaj shumë kanë spekuluar se janë mu ato galaktikat e ngjashme me tonë. Por, përkundër kësaj, shumuëkush ka menduat se “mjegullnajat spirale” janë re gazi brenda Rrugës së qumështit dhe se galaktika jonëështë galaktika e vetmë – se galaktika jonë e kozmosi janë e njëjta gjë.

Hubble në vitin 1923 ka zbuluar një lloj specifik yjesh, të quajtur Variabli Cefeid (Cepheid variable), i cili më pas e ka marrë emrin mjegullnaja Andromeda. Modeli i variacioneve të këtij ylli i ka bërë të mundshme Hubble-it të lexojë largësinë dhe ka dëshmuar se yjet dhe mjegullnaja rreth saj janë tepë larg për të qenë brenda Rrugës së qumështit.

Brenda natës Andromeda shndërrohet në gakaktikën Andromeda, me çka galaktika jonë bëhet vetëm njëra prej shumë sosh. Vetëm 6 vite më vonë, Hubble ka matur lëvizjen e galaktikave dhe ka zbuluar se ato largohen sistematikisht prej nesh me shpejtësi proporcionale me largësinë e galaktikave prej nesh. Ka qenëky zbulimi i zgjerimit të kozmosit, e cila ka çuar te ideja mbi Shpërthimin e madh, evolucionit të galaktikave, energjisë së zezë dhe mbi të gjitha konceptet tjera të jashtëzakonshme tëkozmologjisë moderne.

Tempi i zbulimeve të sotme astronomike është pabesueshëm i avancuar kur shikojmë në të kaluaren – më pak së një shekull prapa askush nuk ka ditu për ekzistimin e galaktikave tjera.

Epoka e katërt: Zbulimi i botëve të pafundme

Kjo epokë po ndodh tash, me zulimin e planeteve më të ndryshme rreth yjeve tjera. Ato paraqesin zbulim ndryshe prej të mëparshmëve. Zbulim më i vogël, ndoshta në një aspekt, sepse nuk e ndryshojën dukshëm perceptimin tonë të kozmosit. Pa marrë parasysh këtë, ky zbulim është më i veçanti nga të gjitha epokat e mëparshme. Në qoftë se jeta ekziston edhe diku jetër në kozmos, sigurisht se ndodhet në sipërfaqen e ndonjë planeti. Ato janë sigurisht parajsa në kozmos; janë ato vende në të cilat mund të zhvillohet kimi komplekse, ku mund të kijohet biologjia, ku molekulat mund të lidhen bashkërisht për të krijuar botën, intelektin dhe aftësitë.

Mu siç na ka “çuar” Galileo në yje tjera dhe Hubble në galaktika, mund të thuhet edhe se njerëzit si Geoff Marcy e Bill Borucki“na çojnë” në botëra tjera. Sërish është e pabesueshme të hidhet shikimi në të kalurën jo aq të largët – në vitin 1992 njerëzit nuk e kanë njohur asnjë planet të vetëm, i cili ndodhet jashtë Rrugës së qumështit. Secila ide, secili diskutim ka jetuar në botën e spekulimeve dhe fantastikës shkencore. E sot i kemi hartat, të cilat shënojnë mijëra planete.

Dhe, siç ka ndodhur panumër herë deri më sot, imagjinata e shkencëtarëve zbehet në krahasim me kreativitetin e natyrës. Llojllojshmëria e planeteve të gjetura është më e madhe se sa ka imagjinuar ndokush. Jeta jashtëtokësore, të cilën ndoshta do ta zbulonim, sigurisht se do të ishte pafundësisht e jashtëzakonshme dhe e papritur. /infoglobi/

@Fluidi

Provo po ashtu

Akulli është zbuluar në polin jugor dhe verior të Hënës

Akulli është zbuluar në polin jugor dhe verior të Hënës

Astronomët kanë gjetur prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e akullit që rrjedh nga uji i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.