fbpx
spanje katalonia referendumi 2017_infoglobi

Kataloni: Mbi 700 njerëz të lënduar nga dhuna policore

Mbi 760 persona janë lënduar, teksa policia spanjolle ka përdorur forcën në përpjekje për të penguar votimin në referendumin për pavarësi në Kataloni, kanë bërë të ditur zyrtarët katalanas të urgjencave.

Qeveria spanjolle ishte zotuar se do ta pengonte votimin, që ishte cilësuar i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Zyrtarët policorë kanë penguar disa njerëz që të votojnë, dhe kanë konfiskuar fletëvotime dhe kuti me vota në qendrat e votimit.

Në kryeqytetin e rajonit, në Barcelonë, policia ka përdorur shkopinj gome dhe ka shtënë me plumba gome gjatë protestave pro-referendumit.

Duke folur pas përfundimit të votimit në Kataloni, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se qeveria nuk e njeh referendumin, duke shtuar se katalonasit janë mashtruar për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se 12 oficerë policorë janë lënduar, dhe se tre persona janë arrestuar. Po ashtu, MB e Spanjës ka bërë të ditur se Policia ka mbyllur 92 qendra të votimit gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.