Ballina / KOSOVA / Kastrati: Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025

Kastrati: Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025

Sipas ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, Kosova mund të ketë ushtri tërësisht të gatshme në vitin 2025, pavarësisht se plani strategjik parasheh që një gjë e tillë të bëhet për dhjetë vjet.

Në Interaktiv të KTV-së, Kastrati ka thënë se shtatë vjet do të mjaftojnë që Kosova të ketë forca me kapacitete të plota operacionale e ushtarake.

“Rishikimi i strategjisë së forcës nisi më 2012 dhe u krye më 2014. Katër vite i kemi humbur, por prapë se prapë jam shumë i lumtur. I uroj forcat pa marrë parasysh se jemi vonuar katër vite është mirë që kemi nisur këtë proces. Para dy viteve kam rekomanduar publikisht dhe kam këshilluar institucionet që të fillojnë të bisedojnë me partnerët tanë, sidomos SHBA-në e vendet e NATO-s, sepse qysh atëherë është pa se Lista Serbe s’është e gatshme të votojë jo vetëm për Ushtri me ndryshime kushtetuese, por asnjë veprim që e çon Kosovën përpara. Më në fund e pamë që partnerët strategjikë, NATO, u bind që serbët nuk i votojnë ndryshimet dhe dhanë leje për ndryshime ligjore. Emrin nuk e ndryshojmë, por mandati dhe detyrat do të jenë ushtarake e Kosova do të ketë ushtrinë e vet”, ka thënë ai. “Kur është bë rishikimi strategjik është parapa një plan si të zhvillohet. Qysh në atë kohë janë bë studimet në bashkëpunim me partnerin tonë SHBA-në. Atëherë është parapa që ky plan i zhvillimit të zgjatë diku rreth 10 vjet. Por pasi jemi vonuar dhe kemi kapacitete njerëzore, buxhetore, rekomandoj që ky zhvillim të mos zgjatë më shumë se shtatë vite. Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025 me të gjitha aktivitet operacionale dhe mund të marrë pjesë në misione paqeruajtëse”.

Sipas Kastratit, FSK-ja qysh tash është e gatshme të marrë pjesë në misione të ndryshme. Ai ka thënë se emri Forcë e Sigurisë nuk e dëmton aspak rolin e kësaj force. Sipas tij, NATO nuk pranon ushtri për shkak të emrit.

Sa i përket armatimit, Kastrati ka thënë se roli i FSK-së do të jetë mbrojtës dhe do të ketë armatim për mbrojtje e jo armatime sulmuese.

“S’do të ketë tanke,e aviacion luftarak sepse janë armatime sulmuese, por do të ketë gjithë kalibrat tjera mbrojtëse. Besoj që qeveria do t’i kalojë gjithë fazat për të siguruar mjetet e nevojshme për armatim adekuat”, ka shtuar ai.

Kastrati ka thënë se ushtria do të ketë qasje në çdo pjesë të territorit të Kosovës, ashtu siç do të jetë e nevojshme. Ai ka shtuar se NATO me zhvillimin e FSK-së do t’ia lë të gjitha kompetencës Ushtrisë së Kosovës.

Kastrati ka folur edhe për largimin e dhjetëra pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb. Sipas tij, kjo është bë për shkak të presioneve politike nga Serbia dhe liderët serbë në Kosovë. Ai ka thënë se kjo është për keqardhje sepse, sipas tij, ushtria është në të mirë edhe të serbëve dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Ndryshe, në pranverën e vitit të kaluar, nisma për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë nëpërmes një ligji kishte nxitur reagimin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që kërkonin krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.

Partitë politike kanë kërkuar që këto ndryshime të bëhen përmes ligjeve pasi janë shuar shpresat se transformimi i Forcës së Sigurisë mund të arrihet me ndryshime kushtetuese të kërkuara nga ndërkombëtarët por që kundërshtohen nga Beogradi dhe nga deputetët serbë.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.