Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kastrati: RTK nuk mundet as t’ua fitojë dhe as t’ua humb zgjedhjet
RTK

Kastrati: RTK nuk mundet as t’ua fitojë dhe as t’ua humb zgjedhjet

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar ndaj një komunikate që ka lëshuar LDK-ja në të cilën adreson kritika ndaj mediumit publik, se “RTK-ja po aplikon censurë’.

“RTK ju bën thirrje partive politike që të ndalin presionet e tyre ndaj Transmetuesit Publik dhe të merren me fushatat e tyre. RTK ka po të njëjtin staf që ka mbuluar edhe fushatat e mëparshme zgjedhore, një staf i cili ka krijuar një përvojë shumë të madhe në mbulimin e fushatave zgjedhore”, thuhet në reagimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Sipas tij sulmi ndaj RTK-së vetëm disa ditë para datës së zgjedhjeve nuk është gjë tjetër pos një presion i pastër politik dhe tendencë për të ndërhyrë në politikat editoriale të RTK-së.

“Prandaj i bëjmë thirrje edhe mekanizmave të BE-së por edhe të shoqatave të gazetarëve që ta dënojnë këtë sulm mbi transmetuesin publik”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i drejtorit Kastrati:

Sa herë që ka fushatë zgjedhore në Republikën e Kosovës, partitë politike nga stresi dhe nervoza e dinamikës së fushatës dhe duke mos pasur se çka t’i bëjnë njëra tjetrës e sulmojnë Transmetuesin Publik për gjoja njëanshmëri.

RTK ju bën thirrje partive politike që të ndalin presionet e tyre ndaj Transmetuesit Publik dhe të merren me fushatat e tyre. RTK ka po të njëjtin staf që ka mbuluar edhe fushatat e mëparshme zgjedhore, një staf i cili ka krijuar një përvojë shumë të madhe në mbulimin e fushatave zgjedhore. RTK gjithmonë iu ka dhënë hapësirë të barabartë dhe me qasje mjaft korrekte të gjitha subjekteve politike si në edicionet e lajmeve, kronikave zgjedhore por edhe në debatet politike. Kjo është konfirmuar edhe në të gjitha raportet e monitoruesve të Bashkimit Evropian.

RTK i bën me dije LDK-së e cila këtë herë e ka sulmuar shumë ashpër RTK-në pa asnjë argument, por edhe të gjitha partive politike që RTK nuk mundet as t’ua fitojë dhe as t’ua humb zgjedhjet.

RTK do të raportojë të gjitha ato aktivitete të cilat vetë partitë politike i dërgojnë në redaksitë tona dhe asgjë më shumë! Se sa kemi qenë profesional, të anshëm ose të paanshëm, do ta thotë raporti i monitoruesve të Bashkimit Evropian të cilët janë ekspertë të kësaj fushe, por ne nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë që një subjekt politik cilido qoftë ai ta bëjë vlerësimin editorial të RTK-së sepse nuk kanë kurrfarë kompetence në këtë fushë.

Sulmi ndaj RTK-së vetëm disa ditë para datës së zgjedhjeve nuk është gjë tjetër pos një presion i pastër politik dhe tendencë për të ndërhyrë në politikat editoriale të RTK-së. Prandaj i bëjmë thirrje edhe mekanizmave të BE-së por edhe të shoqatave të gazetarëve që ta dënojnë këtë sulm mbi transmetuesin publik.

LEXO EDHE:

 LDK: Portali i RTK-së i ngjanë më shumë një faqeje të PDK-së

Provo po ashtu

Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.