fbpx
ardian kastrati, politikolog ,infoglobi

Kastrati: PDK po distancohet nga keqqeverisja, LDK do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Politologu Ardian Kastrati ka thënë se e sheh LDK-në pjesë të qeverisë së ardhshme.

Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Mustafa ia doli që të menaxhojë relativisht mirë fraksionet brenda LDK-së. Unë e shoh këtë parti si pjesë të qeverisë së ardhshme”, është shprehur ai.

Duke u ndalur te PDK-ja, ai ka thënë se po vërejet një qasje tjetër. “Po vërehet diskurs ndryshe i PDK- së, e cila po përpiqet që të distancohet nga keqqeverisja e deritashme dhe të fokusohet në orientimet e saja programore”, ka thënë Kastrati.

Ai është shprehur se Kosova është në situatë shumë delikate në raport me partnerët ndërkombëtarë, tash për shkak të taksës e më herët edhe për shkak të demarkacionit

Duke folur për PSD-në dhë Nismën Socialdemokrate, Kastrati ka thënë se edhe këto dy subjekte sikurse edhe partitë e tujera do të ndikohen nga diskursi publik që sjell vota.

“Tani është vështirë që partitë të thonë se do të heqin taksën, sepse është garë zgjedhore”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.