Ballina / Kulturë / Kartëmonedhat e para në historinë botërore

Kartëmonedhat e para në historinë botërore

Banka e Shqipërisë (BSh),  ka publikuar në faqen e saj zyrtare, informacionin rreth kartëmonedhave të para në historinë botërore, të cilat janë të përdorura në Kinë rreth shekullit VII, gjatë Dinastisë Tang.

“Ato ishin dëftesa garancie, të lëshuara nga qeveria Tang për të paguar tregtarët vendas në pjesët e largëta të perandorisë. Duke përdorur certifikatat, qeveria shmangte transportimin e largët të monedhave metalike. Tregtarët vendas i quajtën certifikatat “para fluturuese”, sepse ndryshe nga monedhat, këto dokumente prej letre mund të fluturonin, në rast se frynte erë”, thuhet në njoftimin e BSH-së.

Sipas këtij njoftimit, certifikata kishte një vlerë të caktuar të shtypur mbi të dhe ishte e këmbyeshme me monedha metalike në kryeqytetin kinez, sipas kërkesës. “Shumica e tregtarëve nuk shkonin në kryeqytet për t’i këmbyer në monedhë, por i këmbenin ato me njëri-tjetrin duke i përdorur si kartëmonedha lokale, pasi certifikatat ishin të transferueshme”.

Provo po ashtu

korab lecaj, West Nordic International, hazir haziri

“Klithma” me tri çmime në tri festivale radhazi

Çmimi kryesor u fitua në Norvegji  “BEST SHORT FILM” në edicionin e 7-të të festivalin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.