Ballina / Reçeta / Karrotat turshi. Çdo familje duhet t’i ketë
karrota turrshi

Karrotat turshi. Çdo familje duhet t’i ketë

Një nga recetat më interesante është pa dyshim ajo e karrotave turshi. Këto perime janë plot shije dhe aromë dhe rrjedhimisht pjesë e pandashme e sallatave të vjeshtës dhe të çdo stine.

Tradita shqiptare e të bërit turshi është me famë dhe e veçantë.

Ekspertët shpjegojnë se karrotat janë një burim i pasur i beta karotenit që i jep organizmit një sërë përfitimesh shëndetësore. Në variantin e turshisë, vlerat shëndetsore të karrotës ndërthuren me ato të përbërësve të tjerë dhe i japin organizmit përfitime të shumëfishta.

Karrotat turshi përmbajnë shumë minerale përfshirë hekurin, magnezin, fosforin dhe kaliumin. Turshitë përmbajnë edhe vitaminën C, thiaminën, riboflavinën, niacinën, vitaminën B-6, folatin, vitaminën B-12, A, E, D dhe K.

Në përgjithësi, vlerat shëndetsore të karrotave turshi shërbejnë si një oaz vitaminash thelbësore, mineralesh dhe antioksidantësh. Ato japin një kontribut të vyer për mbajtjen nën kontroll të diabetit, tretjes së mirë, mbrojtjes së mëlçisë, probiotikët dhe shërimin e ulçerës.

Përbërësit

600 gramë karrota të prera hollë mjaftueshëm për t’u futur në kavanozë.

1 gotë me uthull të bardhë

1 gotë me ujë

1 lugë gjelle me kripë për turshi

1 lugë çaji me  fara lulekopre

Gjysëm luge çaji me piper kokërr

2 thelbinj hudhër

Udhëzimet

Zjeni ujin në një tenxhere të vogël. Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar futni kapakët e kavanozëve ku do të fusni karrotat turshi. Karrotat qërojini dhe pritini në shirita të hollë.

Hidhini në tenxheren e parë dhe lërini të ziejnë për 2 minuta nëse do t’i konservoni karrotat, ose për 3 minuta nëse do t’i ruani në frigorifer. Hiqini karrotat nga uji dhe shpëlajini me ujë të ftohtë.

Përzieni uthullën, ujin dhe kripën në një tenxhere të vogël dhe lërini të ziejnë së bashku.  Merrni kavanozët dhe hidhni erëzat dhe thelbinjtë e hudhrës.

Më pas shtoni shiritët e karrotave në drejtim vertikal dhe hidhni lëngun e uthullës së zier duke lënë një hapësirë prej thuajse 1 centimetër nga pjesa e grykës së kavanozit. Hiqni bulëzat e ajrit me lugë dhe më pas mbyllini kapakët.

Nëse turshitë dëshironi t’i konservoni për më gjatë, atëherë futini për 10 minuta në një tenxhere me ujë të valuar. Më pas hiqini prej andej dhe lërini të ftohen.

Kavanozët, tashmë të mbyllur hermetikisht mund të ruhen në një vend të errët dhe të freskët për deri një vit. Ndërsa kavanozët për përdorim afatshkurtër duhen futur në frigorifer menjëherë sapo kavanozët të jenë ftohur. Ato mund të konsumohen 48 orë pas përgatitjes.

Check Also

Trangulli

Trangulli dhe përdorimi i shumëfishtë i tij

Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *