Ballina / KOSOVA / Karpmahar: Amerikanët fshehin krimet e shqiptarëve
media, gazeta

Karpmahar: Amerikanët fshehin krimet e shqiptarëve

Gjykatësi i parë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar se amerikanët kanë ndikuar në atë që krimet e shqiptarëve të fshehen.

Karpmahar, gjykatës i cili është emëruar si ndarësi i parë i drejtësisë në Kosovë në vitin 1999, para ca kohe në Suedi ka botuar librin “Gjykatësi në vendin pa ligj”, në të cilin ka shkruar për punën e tij nga viti 1999 deri më 2011.

Sipas tij, në rastet e mëdha të tentimit të procesuimit të shqiptarëve për krime, sipas rregullit janë paraqitur “lojtarët kryesorë në Kosovës – amerikanët, të cilët kanë ndikuar që krimet të fshihen, ndërsa vrasësit të lirohen”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Gjykatësi suedez ka hetuar rastin e sulmit në autobusin e “Nis-ekspresit” afër Podujevë, në shkurt të vitit 2001, kur janë vrarë 12, ndërsa plagosur 43 serbë. Të dyshuarin kryesor për këtë sulm, Florim Ejupin menjëherë e ka arrestuar policia e UNMIK-ut dhe atë në bazë të gjurmëve të ADN-së.

“Mirëpo, për shkaqe të panjohura për mua, në vend që ta presë hetimin në paraburgimin e UNMIK-ut, KFOR-i amerikan e na çuar në ‘Bondsteel’, prej kah gjoja u ka ikur. Nuk e di si ka ikur, por kam dëgjuar se e ka trajnuar CIA, ndërsa informatat për të i kam marrë në vitin 2012, se jeton i qetë në Podujevë”, ka thënë ndër tjera ai. /gazetametro.net

Provo po ashtu

ambasadori gjerman dhe shpend ahmeti

Gjermania ndërton ambasadë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Ambasadori Gjerman, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.