fbpx

Kaos në Milano, protestohet me bomba

Qyteti i Milanos është përfshirë nga trazira të dhunshme me mbi 500 protestues, pjesëmarrës në protestat e “1 Majit”. Protestuesit i kanë vënë flakën automjeteve dhe situata paraqitet vërtetë kritike me bomba Molotov, gaz lotsjellës e mjete të ndryshme rrethanore.

Jo vetëm dritaret, por të paktën dhjetë makina të djegura. Ky është rezultati i protestës “Jo Expo”. Dëmi më i madh raportohet të ketë ndodhur përgjatë rrugës “Carducci”. Mediat italiane dhe pamjet tregojnë për kaos në mes të qytetit italian, ku barrikadat dhe kordonët me forca policore po përpiqen të vënë situatën nën kontroll.

Konfrontimet kanë ardhur vetëm pak orë pas ceremonisë së jashtëzakonshme të hapjes në “Milan Expo”, ku kryeministri Matteo Renzi lavdëroi fillimin e ekspozimin gjashtëmujor të pjesëve të ndryshme të kulturës dhe teknologjisë, të fokusuara kryesisht te prodhimi i qëndrueshëm i ushqimeve.

Janë dashur mijëra policë për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm përpara eventit, tek i cili Renzi kërkon të mbështetet për të përmirësuar shifrat e brishta të rimëkëmbjes ekonomike.