Ballina / BOTA / Kaos në Bukuresht, 440 të plagosur
Kaos në Bukuresht, 440 të plagosur

Kaos në Bukuresht, 440 të plagosur

Autoritetet rumune kanë bërë të ditur se 440 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve 24 pjesëtarë të Policisë, në konfliktin mes demonstruesve dhe Policisë.

Përleshjet kanë filluar në Bukuresht gjatë protestave të dhjetëra- mijëra rumunëve që jetojnë jashtë vendit, e të cilët nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë.

Shërbimi për situata të jashtëzakonshme bën të ditur se 65 persona prej tyre 9 policë janë dërguar në spital.

Përleshjet kanë filluar mbrëmë kur disa dhjetëra mijëra protestues kanë tentuar ta çajnë kordonin e Policisë që ishte vendosur rreth objekteve qeveritare, shkruan Asociated Press.

Shumë persona janë arrestuar, ndërsa gjatë natës në disa raste është përdorur edhe topi i ujit.

Siç bëjnë të ditur shërbimet shëndetësore në Bukuresht në mesin e të lënduarve ka demonstrues dhe policë të cilët kanë marr lëndime në kokë derisa disa tjerë janë lënduar nga gazi lotsjellës.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ,ka dënuar “intervenimin brutal të Policisë”, të cilën e ka quajtur jo proporcionale me protestuesit.

Rumunët që jetojnë jashtë vendit të premten kanë filluar protestën kundër Qeverisë së majtë në Bukuresht duke kërkuar dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme.

Rreth tre milionë rumunë jetojnë jashtë vendit dhe tregojnë se janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të korrupsionit, pagave të vogla dhe mundësive të pakta për të jetuar.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci bruksel

Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.