Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kandidatët për liderin e LDK-së shpalohen me 3 gusht; Prononcohet Mustafa
isa mustafa
isa mustafa

Kandidatët për liderin e LDK-së shpalohen me 3 gusht; Prononcohet Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjet e brendshme partiake. Zyrtarë të kësaj partie thanë se ende nuk kanë pranuar ftesë nga presidenti Hashim Thaçi për konsultime për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një konferencë për media, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se  nga java e ardhshme do të nisin konsultimet intensive për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haziri tha se më 3 gusht, kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i LDK-së, do të bëhen të ditur emrat e kandidatëve për të parin e kësaj partie.

Pas mbledhjes që u mbajt sot ,kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK’së është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për partinë por për gjithë Kosovën.

Kjo për faktin se , sipas tij, LDK është partia më e madhe në vend.

Mustafa nuk ka hezituar të përmend se brenda partisë së tij nuk ka “klika”, dhe se pas zgjedhjeve të brendshme ata do të dalin unik.

Tutje, Mustafa ka shtuar se pret prej kundërshtarëve të tij punë të mbarë dhe se nuk i merr seriozisht ata që duan hedhje të karrikeve.

“Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karriga. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa gjithashtu ka thënë se LDK si parti nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie, si dhe nuk i kanë komentuar rezultatet e zgjedhjeve të tyre.

“Kosovës i nevojiten parti të shëndosha, i nevojiten relacione të shëndosha ndërmjet subjekteve politike, i nevojitet konkurrencë e fortë dhe demokratike”, ka vazhduar kryetari i LDK’së.

Ndërsa ai ka thënë se në zgjedhjet ncaionale të shtatorit partia e tij do të dalë e para, përkundër faktit se ndonjë datë e zgjedhjeve ende nuk është caktuar.

“LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt”, ka shtuar ai.

“Sepse njerëzit e çdo partie politike janë njerëz të Kosovës me ide të ndryshme, janë njerëzit tanë

Ky është shkrimi i tij plotë:

Të nderuar qytetarë

Më 3 gusht të këtij viti, LDK mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e rëndësishme. Është, domosdo, e rëndësishme edhe për Kosovën nga se LDK është parti lidere në vend, jo vetëm për nga madhësia por edhe për nga mosha demokratike, duke i mbushur sivjet 30 vjet.

Kam pritur dhe pres që edhe kundërshtarët tanë politik të na urojnë punë të mbarë. Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karriga. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre. Në një konkurrencë shumëpartiake ne duhet ta mundim njëritjetrin me vota të qytetarëve, me asgjë tjetër. I marr të prapambetur për nga koha edhe ata që flasin për klika brënda LDK-së. Të tillët kanë rrëshqitur diku në pellgun e fjalorit dhe mendësisë që nuk është e LDK-së.

LDK nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për të keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie. Nuk i kemi komentuar as rezultatet e zgjedhjeve të tyre. Kosovës i nevojiten parti të shëndosha, i nevojiten relacione të shëndosha ndërmjet subjekteve politike, i nevojitet konkurrencë e fortë dhe demokratike.

LDK do të dal e fortë dhe unike në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. LDK do të dal e para në zgjedhjet nacionale, në shtator të këtij viti. LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt. Sepse njerëzit e çdo partie politike janë njerëz të Kosovës me ide të ndryshme, janë njerëzit tanë. IM

Provo po ashtu

Mbi tre miliardë euro kalon deficiti tregtar i Kosovës

Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën në mbi 3 miliardë euro. Ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.