mbyllja e vendvotimeve

Kandidatët për kryetar të Istogut përmbyllën fushatën, votohet të dielën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut Haki Rugova përmbyll sonte fushatën për rivotim të së dielës në Vrellë të Istogut.

Po sonte Rugova do të mbajë një tubim përmbyllës edhe në Pallatin e Kulturës në Istog.

Në këto dy tubime do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban tubimin përmbyllës në komunën e Istogut, ku kandidati për kryetar Gani Dreshaj do të paraqesë programin qeverisës.

Në këtë tubim merr pjesë edhe kryeministri dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.