Ballina / SPORT / Kampioni i NBA dhuron miliona për shëndetësi
michael jordan, nba, charlotte

Kampioni i NBA dhuron miliona për shëndetësi

Michael Jordan ka dhuruar 7 milionë dollarë për hapjen e një klinike

Kjo klinikë do të garantojë kujdes shëndetësor për personat që nuk kanë sigurime shëndetësore në vendlindjen e tij, Charlotte

Legjenda e basketbollit nuk mund të mos ishte emocional ndërsa mbante një fjalim në inagurimin e klinikës ‘Novant Health Michael Jordan Family Medical Clinic’s, të enjten ( 17 tetor).

Dy vite më parë Jordan i dhuroi 7 milionë dollarët që kjo klinikë të ndërtohej me qëllimin që të t’u vinte në ndihmë banorëve të Charlotte të cilët nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë për kujdesin shëndetësor.

Gjatë fjalimit të tij, Jordan tha ndër të tjera se ishte shumë i lumtur që pati mundësinë që t’i jepte diçka në këmbim, komunitetit që e ka mbështetur prej vitesh.

“E kam bërë nga zemra. Po qëndroj këtu para jush si një prind krenar, bir dhe padyshim si një anëtar i këtij komuniteti. Ju shihni emrin tim, por pas meje qëndrojnë shumë njerëz dhe angazhim, sidomos nga nëna ime”, ka thënë Jordan.

Ish-basketbollisti ka lidhje të forta me qytetin, ai prej kohësh jeton në Charlotte dhe ka luajtur për skuadrën e kolegjit përpara se të bëhej i famshëm me Chicago Bulls.

 

Provo po ashtu

kosova, dardanet, mali zi, eufa, fifa, euro 2020

Kosova – Mali Zi

Sonte arena e madhe për Kombëtarën e Kosovës Kosovës drejt rrugës për në kampionatin evropian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.