Ballina / KRYESORE / Kamerat e BDI-së  zbardhin detaje për sulmin

Kamerat e BDI-së  zbardhin detaje për sulmin

Kamerat e sigurisë të vendosura në selinë e BDI-së do të zbardhin detaje lidhur me sulmin e mbrëmshëm në selinë e kësaj partie në Tetovë.

E prokuroria Publike në Tetovë ka siguruar materialet dhe pamjet e kamerave që janë regjistruar para dhe pas sulmit me bombë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Një prokurorë përgjegjës për rastin tashmë ka siguruar të gjitha materialet nga ekspertiza e kryer në vendin e ngjarjes, si gjurmët dhe një fije të fitilit të djegur të mjetit shpërthyes, transmeton INA.

“Në këtë shpërthim nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme minimale materiale”, theksoi Prokuroria e Tetovës. Ekipet hetimore të prokurorisë dhe policisë po punojnë për zbardhjen e këtij sulmi që ndodhi mbrëmë rreth orës 21.50 para selisë partiake ku nga persona të panjohur u hodh një mjet shpërthyes.