Kameramani i televizionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut vdes nga koronavirusi

Kameramani shqiptar i punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut (RTVM) mbrëmë ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

Bëhet fjalë për Shenoll Ahmetin, i cili ishte infektuar me koronavirus gjatë javës së fundit, ndërsa ditë më parë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka përfunduar në respirator.

Lajmi është konfirmuar nga redaksia e programit të dytë TVM2 në gjuhën shqipe, duke bërë të ditur se kanë humbur kolegun e tyre.

Ky është rasti i tretë në Maqedoninë e Veriut që një punonjës i medias ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!