Kamenicë: Topanica shpallet zonë karantine

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se fshati Topanicë është shpallur zonë karantine nga Ministria e Brendshme në Kosovë.

Sipas tij, ky vendim është marrë pasi një person i këtij vendi dyshohet se ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

“Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë”, ka thënë mes tjerash Kastrati në një postim në rrjetin social, Facebook.

Sipas tij “për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës. Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara”.

Rri n’shpi për veten dhe familjen!, ka porositur banorët e Kamenicës Kastrati.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 106 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa një pacient ka vdekur nga kjo sëmundje.

Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.