Kalon rritja e buxhetit për RTK, refuzohet rritja e pagave për mjekë e policë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që do t’ua rriste pagën profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve. Propozimin për rritje e bëri deputeti Bekim Haxhiu. Ata poashtu kanë refuzuar propozimin e Vjosa Osmanit që të blehen maska që do t’u shpërndaheshin qytetarëve falas. Por, deputetët siguruan numrin e mjaftueshëm, që t’i rrisin buxhetit televizionit shtetëror RTK-së, propozim ky që e bëri deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku.

Amandamenti për rritjen e pagave të mantelbardhëve dhe policëve pati vetëm 24 vota.

Pandemia e koronavirusit në Kosovë po kulmon. Vetëm gjatë 25 orëve në Kosovë nga COVID -19 kanë vdekur 16 persona. Në mesin e tyre ka ndërruar jetë edhe një mjekë, i pesti me radhë që ka vdekur nga COVID -19 në Kosovë.

Ditë më parë tre anastezologë, kuadër ky defiçitar ka braktisur punën.

Klinika infektive ka mungesë të shtretërve, kurse Emergjenca ka sinjalizuar se është e stërngarkuar poashtu. QKUK ka shkurtuar shërbime të shumta jo urgjente.

Mjekët e infermieret bashkë me policët e Kosovës që nga shpërthimi i pandemisë punojnë nga 12 orë në ditë dhe ndodhen në linjën e parë të frontit, duke rrezikuar jetën e tyre gjatë përpjekjeve për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Televizioni shtetëror RTK prej vitesh thith fondet shtetërore (mes 8 dhe 11 milionë euro në vit) . /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!