fbpx

Kalon Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Me 72 vota pro ka kaluar “rimëkëmbja”

Pas më shumë se tetë tentimeve, koalicioni qeverisës me ndihmën e PDK-së i siguruan votat e nevojshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur pikërisht nga grupi parlamentar i PDK-së, me përfshirjen e katër amendamenteve të tyre në këtë projektligj.

LEXO EDHE

Gashi: Të drejt të tërheqjes së parave nga Trusti kanë të gjithë, por reimbursimi u bëhet vetëm atyre që kanë kursime nën 10 mijë euro

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka folur sot në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë që ndihet mirë që subjektet politike janë bashkuar për të votuar një Ligj esencial për jetën e qytetarëve.

“Ndihem mirë që u bëmë bashkë për të votuar një ligj esencial për jetën e qytetarët. Vlera e Pakos është 365 milion euro. Është shpërndarë më shumë se 30% e saj. Sipas FMN-së, pakoja jonë e Rimëkëmbjes Ekonomike është ndër më të mëdhat në rajon.  Kemi mbërrit dy efekt: parandalimin e bizneseve nga tregu dhe që familjet të mos shkojnë drejtë varfërisë. Këtë e kemi bërë të mundur duke dhënë mbështetje tek ta”, ka thënë më tutje Hoti.

LEXO EDHE: Nga sa euro mund t’i tërheqin qytetarët nga Trusti

Kryeministri ka folur edhe për disa nga pikat më të rëndësishme të këtij Ligji.

Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka akuzuar se LDK-ja dhe PDK-ja janë bërë bashkë për votimin e Rimëkëmbjes.

“Të dyja partitë janë të njëjta dhe të dyja janë bashkë. Kush cilën e ka bërë si vetën, LDK-ja e ka bërë si vetën apo PDK-ja si vetën nuk e dimë. Por me qenë se ka kalu kohë e gjatë duke qenë herë njona si tjetra e herë tjetra si njona, edhe origjina se kush kë e ka bë si vetën është e parëndësishme”, tha Aliu.

Ai shtoi se të dyja partitë po vazhdojnë t’i bëjnë dëm Kosovës.

“Ju mund të jeni bashkë edhe pak, ju mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashk edhe pak, qysh i keni bo në vazhdimësi. Ju u bonët bashkë për me rrëzu Qeverinë Kurti”, tha Aliu.

LEXO EDHE:

Deputetja Geci përmend të vrarët e pasluftës, kryesuesja i ndali fjalën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.