Kaloi dimri, erdhi koha ta pastroni dyshekun

Mirëmbajtja e drejtë e dyshekëve përfshin edhe ajrosjen e rregullt të tyre dhe shkundjen e pluhurit, ndërsa gjatë muajve të dimrit këtë punë nuk është e lehtë ta bëni

Posaçërisht kur është fjala për dyshekët e rëndë me dimensione të mëdha, amvisat nuk arrijnë që t’ua shkundin pluhurin sikur bënin dikur gjyshet tona – t’i nxjerrin në diell që të ajrosen dhe rreziten mirë.

Prandaj freskimi pas dimrit të gjatë është shumë i rëndësishëm: më parë goditni dyshekun me tel për shkundje nga njëra anë, pastroni me thithëse pluhuri, kthejeni në anën tjetër dhe përsëriteni procedurën.

Pastaj përzieni një filxhan sodë bikarbonati dhe disa pika vaji esencial të livandës në një kavanoz dhe mbylleni mirë me kapak duke e shkundur në mënyrë energjike.

Qitni tretjen nëpër dyshek dhe lëreni më së paku një orë. Tretja do të nxjerrë në sipërfaqe tepricën e lagështisë dhe ndotjes nga dysheku, prandaj duhet sërish ta pastrojmë me thithëse të pluhurit.

Livanda ndikon si dezodorant i këndshëm, ndërsa është konstatuar që aroma e saj ndihmon që të qetësohemi para se të flemë gjumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!