Albin Kurti

Kalludra nënshkruan fletëarrestin për Albin Kurtin

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra, ka sqaruar dilemat nëse ndaj Albin Kurtit ka fletarrestim nga gjykata apo jo.

Kalludra ka konfirmuar se fletarrestimi i nënshkruar nga ana e tij ka dalë sot pak para orës 12:00.

“Policia nuk kanë pasur urdhëresë, pasi që urdhëresa ende nuk ka qenë e përgatitur nga ana ime për shkak të angazhimeve. Unë sot paradite e kam nënshkruar urdhëresën dhe e njëjta ka dalë nga zyra ime para orës 12:00”, ka thënë Kalludra.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse fletarrestimi është pranuar nga Policia, por, sipas tij, kjo është çështje e procedurave të Gjykatës.

Pas mungesës në seancën e djeshme, gjykatësi Kalludra kishte paralajmëruar lëshimin e fletarrestimit për Albin Kurtin.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Kurti ishte paraqitur i papenguar nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.