Kaliforni: Për shkak të stuhisë – gjendje e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e këtij shteti, për të ndihmuar në ripërtritjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhitë e fuqishme gjatë dhjetorit dhe janarit.

Kalifornia, që ka vuajtur nga thatësia, është goditur fquishëm nga të reshurat e mëdha, së pari gjatë fillimit të dhjetorit, e pastaj edhe në janar, që kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës së kaluar, raporton AFP.

“Kam parë se kushtet e rrezikut ekstrem për sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë ekzistojnë, për shkak të dëmeve nga stuhia”, tha guvernatori, Jerry Brown.

Ai e ka urdhëruar zyrën e shërbimeve të emergjencës së Kalifornisë që “t’i ndihmoj qeveritë lokale”.

Derisa zyrtarët ende janë në procesin e vlerësimit të dëmeve nga erërat e fuqishme, konsiderohet se ato janë “në dhjetëra miliona dollarë”.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 50 prej 58 qarqeve të Kalifornisë.

Megjithqë stuhia ka sjellur të reshura të mëdha të shiut dhe borë në male, zyrtarët nuk besojnë se kjo do ta përfundoj thatësinë, që vlerësohet se ishte më e madhja në historinë e këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.