policia në Kataloni

Kalalonja pritet të shpallë pavarësinë, policia e armatosur rrethon Parlamentin

Po ushtrohet presion maksimal mbi udhëheqësin katalonas Carles Puigdemont, nga Spanja për të hequr dorë nga fjalimi historik në Parlamentin e rajonit të shumëpërfolur.

Ka spekulime se ai mund të shpallë zyrtarisht pavarësinë e Katalonjës, pas një referendumi të dhunshëm që la qindra të plagosur.

Por, policia duket se ka rrethuar ndërtesën me forca të shtuara të armatosura, ndërkohë që seanca pritet të fillojë së shpejti.

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës i ka bërë thirrje zotit Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy që të “shkurajojnë” krizën.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, policia katalanase mbylli Parkun ‘Ciutadella’ në Barcelonë dhe vendosi disa kamionë policorë pranë hyrjeve, përfshirë edhe hyrjen e Parlamentin.

Autoritetet thanë se masat u vendosën “për arsye sigurie” pas demonstratave masive të dielën kundër planeve të qeverisë së Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.