Ballina / KURIOZITETE / Kafshët janë në gjendje të ndjejnë tërmetin para se të ndodhë

Kafshët janë në gjendje të ndjejnë tërmetin para se të ndodhë

Kafshët janë në gjendje të ndjejnë që një tërmet është duke ardhur, 3 javë para se të ndodh.

Sipas një studimi të ri kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden. Duke ekzaminuar pamjet nga kamerat e sensorit të lëvizjes në Parkun Kombëtar Yanachaga të Perusë, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme muaj pëpara se të ndodhte një tërmet me madhësi 7,0.

Gjatë tre javëve para tërmetit, kamerat regjistruan pamjet e kafshëve si zakonisht, dhe 5-7 ditë para tërmetit kamerat nuk regjistruan fare kafshët. Studiuesit mendojë se kafshët mund të jenë më të ndjeshme ndaj joneve pozitive në ajër që ndërtohen kur shkëmbinjtë në sipërfaqen e tokës stresohen duke çuar në një tërmet, gjë që mund të bëjë ata që të largohen.

Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë vërejtur këtë fenomen, shkencëtarët në Kinë dhe Japoni e studiojnë këtë për një kohë, duke vërejtur se minjtë e laboratorit kanë një kohë më të vështirë duke fjetur përpara një tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.