kadri veseli, lider i PDK-së

Kadri Veseli zgjedhet Kryetar i Kuvendit me 62 vota për e 52 kundër

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës filloi punimet me prezentimin e të nominuarit për Kryetar të Kosovës.

Deputeti Enver Hoxha shpaloi se kandidat i PAN dhe AKR-së është Kadri Veseli, lideri iPDK-së.

Mikullovci kërkoi që votimi të bëhet i hapur dhe me ngritje të dorës, e jo me votim elektronik.

Për kanë vtuar 62 deputetë, kurse kundër zgjedhjes së Veselit për kryetar të Kuvendit votuan 52 deputetë.

Pë arësyet që nuk u shpaluan, Mikullovci futi në votim si pako tre nënkryetarët e partive me shumicë shqiptare, e ndarazi nga ta votimin e kandidatëve për nënkryetar nga pakicat.

Nga partitë shqiptare nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK, Aida Dërguti nga Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga LDK.

Kandidatët për nënkryetarë nga radhët e partive jo shqiptare nuk kaluan sepse një pjesë e deputetëve nuk votuan.

Kjo bëri që seanca të shtyhet për 15 minuta, kur për ta do të votohet sërish. Pas 15 minutave ata u votuan, kështu që ekipi i Kuvendit të Kosovës u kompletua përfundimisht me Kryetarin dhe nënkryetarët.

Zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës u mbajtën më 11 Qershor. Prej atëherë deri më sot kishte dështuar çdo përpjekje për konsolidimin e Kuvendit ngase koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN nuk kishte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Kryetarin. Kjo u mundësua vetë ditët e fundit kur Behgjet Pacolli i AKR-së u shkëput nga Koalicioni LAA dhe iu bashkëngjit PAN-it. /infoglobi/v.b.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.