Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se pranon rezultatet e zgjedhjeve në të cilat partia e tij nuk arriti të fitojë.

Kur janë numëruar rreth 75 për qind e votave të hedhura të dielën në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është në përparësi me 25.93 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.21 për qind, Partia Demokratike me 21,35 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.76 për qind.

“Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës kemi punuar shumë që t’i fitojmë zgjedhjet por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. Partia Demokratike e Kosovës do të kaloj në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë, u jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë”, tha zoti Veseli në një paraqitje pak para orës 23.

Gjatë orëve në vazhdim do t’ju mbajmë të informuar për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, në të cilat morën pjesë rreth 44 për qind e mbi 1 milion e 900 mijë votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.