Ka vdekur nga COVID -19, gjinekologu kosovar Burim Krasniqi

Ka ndërruar jetë gjinekologu Dr. Burim Krasniqi pas përballjes me virusin Covid-19.

I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga koronavirusi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Krasniqi dhe dr. Ilir Azizi.

“Shoku im me i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumecka dole triumfus, e besoja që do dalesh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im, Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19 në Kosovë.

Gjashtë mjekë kanë vdekur e 225 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë gjashtë muajve. Ndërsa prej mbi 900 infermierëve që janë prekur me COVID-19 në Kosovë, 5 prej tyre kanë vdekur, të cilët bashkë me mjekët e çojnë në 11 numrin e profesionistëve shëndetësorë që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Në nivel vendi deri tani janë infektuar 11686 persona me COVID-19, 7562 janë shëruar kurse kanë vdekur 416.

 

LEXO EDHE:

Vdes një mjek në Viti, ishte i infektuar me COVID-19

 

Vdes mjeku i pestë me radhë nga COVID-19 në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.