Ka vdekur nga COVID -19 gazetari Musli Berisha

Sot ka vdekur gazetari kosovar nga Ferizaj, Musli Berisha.

Lajmin fillimisht e ka publikuar RTV Tema, por ka reaguar edhe kreu i Degës së LDK’së atje, Muharrem Sfarqa, i cili ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e Berishës, derisa ka treguar se ai s’ka mundur t’i mbijetojë dot virusit COVID-19.

“Me kot u munduan edhe mjekët Ferizajas (Dr. Fatbardh Ramadani, Dr. Nehat Baftiu e Dr. Imri Jashari) e më gjërë, e në veçanti Drejtori i QSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, që të i’a rikuperonin dëmet që i kishte shkaktuar virusi Covid- 19”, ka shkruar Sfarqa.

Njofitmi i plotë:

Lamtumirë miku im – Musli Berisha!

Lajm shumë i rëndë, tronditës e shumë pikëllues, lajmi për shuarjen e mikut tim të ngushtë Musli Berishës, njeriut me të cilin njohjen e lidhjen shoqërore e filluam nga bankat e shkollës fillore për të mos e shkëputur asnjëherë.

Në studime ishim po ashtu bashkë, madje edhe shok grupi. E pata edhe këshilltarin më të mirë të Kabinetit, gjatë kohës sa isha Kryetar i Komunës së Ferizajt.

U ndihmuam reciprokisht.

E motivova shumë që të realizohej në fushën e letërsisë, aty ku ishte me plotë ide e talent të jashtëzakonshëm, pasi tashmë në gazetarinë e publicistikën Ferizajase ishte modeli vetë.

I gëzohesha çdo vepre që botonte, disa prej të cilave i lexova në formë dorëshkrimi.

Në njërën nga bisedat e fundit, në vend se të fliste për shëndetin që po e dobësonte më foli me një humor të papërshkrueshëm për pengun që po i mbetet, i papërfunduar një libër i ri, dhe vetë e tha, që askush nuk vdes pa i mbetur diçka peng.

I dashur, i ndersëm, human dhe intelektual i përmasave të mëdha, por i heshtur e pa bujë ishte në jetë. Ashtu edhe iku prej saj, sado që kishte edhe shumë për të dhënë.

Me kot u munduan edhe mjekët Ferizajas (Dr. Fatbardh Ramadani, Dr. Nehat Baftiu e Dr. Imri Jashari) e më gjërë, e në veçanti Drejtori i QSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, që të i’a rikuperonin dëmet që i kishte shkaktuar virusi Covid- 19.

Do të kujtohet gjithmonë jeta dhe vepra e tij.

Ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Lamtumirë Musë.

Pusho në paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.