Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve
votat_infoglobi

Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve

Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Ky numërim filloi pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet.

Kësisoji, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar ndërsa për arësye të ndryshme, si arritja e tyre me vonesë, mungesë e dëshmive identifikuese të votuesit, e të ngjashme, janë refuzuar 2 mijë e 698  fletëvotime.

InfoGlobi mëson se numërimi do të përfundojë brenda dy ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.