Disa shkencëtarë kanë deklaruar se, në planetin Tokë ka filluar periudha e shkatërrimit në masë që kërcënon ekzistencën e njerëzimit.
Në studimin e ri thuhet se “pa pikë dyshimi” njerëzimi ka hyrë në periudhën e shkatërrimit në masë, që llogaritet në mesin e gjashtë periudhave më shkatërrimtare në Tokë, shkruan “Daily Mail”.
Studimi gjithashtu thotë se dritarja për ruajtjen e specieve të kërcënuara nga zhdukja po mbyllet shpejt.
“Studimi tregon pa pikë dyshimi se ne kemi hyrë në periudhën e gjashtë të shkatërrimit në masë”, ka thënë Paul Ehrich, profesor për Studimet e Popullatës në Institutin Stranford Woods për natyrë.
Studimi i ri, i cili është publikuar në revistën “Science Adcances”, tregon se speciet tokësore janë duke u zhdukur 100 herë më shpejtë sesa norma normale mes çdo shkatërrimi në masë.
“Nëse lejohet vazhdimi i këtij problemi, jetës në Tokë do t’i duhen miliona vjet për tu shëruar dhe speciet tokësore do të zhdukeshin shumë herët”, ka thënë Gerardo Ceballos.